Lajmet

Google së shpejti ofron një ueb aplikacion të Allo

Apr 17 2017
0 Shpërndarje
Një risi e paralajmëruar nga zëvendës presidenti i produktit Nick Fox, Google Allo në ueb do të funksionojnë njëlloj si WhatsApp Web. Google së shpejti ofron një ueb aplikacion të Allo Photo Source: IDG

Kur versioni 9.0 i aplikacionit Allo debutoi këtë muaj, shumë pak u fol rreth tij. Përveç rregullimeve të gabimeve dhe përmirësimeve të performancës, përditësimi solli një pako të re me sticker-a.

E mesa duket Google po punon shumë prapa skenave. 9to5Google analizoi APK-në e këtij versioni dhe zbuloi disa fakte interesante. Google është pranë realizimit të një klienti në Web të Allo.

Një risi e paralajmëruar nga zëvendës presidenti i produktit Nick Fox, Google Allo në ueb do të funksionojnë njëlloj si WhatsApp Web. 9to5Google kishte arritur të aktivizonte veçorinë e cila kishte kërkuar skanimin e një kodi QR nga desktopi.

Ruajtja e bisedave në Google Drive ishte një tjetër referencë e zbuluar nga 9to5Mac. Përmes sja përdoruesit mund të sinkronizojnë bisedat saher që ndërrojnë një aparat celular. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>