Lajmet

Google Search App vjen i përditësuar për iOS

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Google Search App vjen i përditësuar për iOS

Google ka lançuar një version të ri të aplikacionit të kërkimit për Android dhe tashmë, ashtu siç ishte premtuar, vjen edhe përditësimi i madh për përdoruesit e iOS.

Kjo do të thotë që aplikacioni është i pajtueshëm me iPhone 5, por e veçanta më e rëndësishme është zgjerimi i funksionalitetit të kërkimit me zë.

Ai sjell “njohje më të shpejtë dhe më të saktë të komandave që jepen me zë”. Përveç rezultateve të shfaqura nga kërkimi në Google, shfaqen edhe rezultatet nga Google Now.

Këto përditësime vlejnë edhe për përdoruesit e iPad dhe iPod touch. Për ta shkarkuar, shkoni në App Store.

Videoja më poshtë ju jep një ide më të qartë të përmirësimeve që i janë bërë aplikacionit. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoogleiOS
Lajmet e fundit>