Vëzhgim

Google sfidon Facebook me "Google Me"

Jun 29 2010
0 Shpërndarje
Google sfidon Facebook me "Google Me"

Projekti që sipas të gjitha gjasave do të quhet Google Me dhe në bazë të raporteve të para, do të jetë projekt i prioritetit të lartë brenda kampit të Google.

Thashethëmet kanë filluar të paraqiten kur Kevin Rose nga Digg, u shpreh në këtë formë në një cicërim: “OK, umm, thashethëmë i madh: Google do të lansojë së shpejti një konkurrent të Facebook, “Google ME”, burimi është shumë kredibil”. Pas kësaj, cicërima u fshi, por thashethëmet morën rrugë.

Madje ka pasur edhe konfirmime të mëtutjeshme se Google Me ekziston, e këtë e ka theksuar Adam D’Angelo ish CTO i Facebook.

“Nuk mund të quhet thashethëme. Është projekt i vërtetë. Ka një numër të madh të njerëzve që janë duke punuar në të. Unë kam besim të plotë në këtë” u shpreh ai.

“Ata kanë kuptuar se Buzz nuk ka mjaftuar dhe ata dëshirojnë të ndërtojnë një rrjet social të plotë të klasës së parë. Ata janë duke e modelizuar atë nga Facebook. Por për dallim prej tentimeve të mëhershme siç ishte me Buzz, ky është një projekt i prioritetit të lartë brenda Google”.

Do të jetë interesante të shihet se çfarë do të sjellë Google Me, ndoshta do të kemi diçka si Google Docs e Google Apps brenda këtij rrjeti… por e tëra mbetet të shihet.

Lajmet e fundit>