Lajmet

Google sfidon Slack me Hangouts Chat dhe Meet

Mar 10 2017
0 Shpërndarje
Strategjia e Google me aplikacionet e komunikimit ka qenë ndër më konfuzet për konsumatorët por nga dita e sotme kompania afirmoi idenë e Hangouts si një produkt për sipërmarrjet duke lënë Allo dhe Duo për konsumatorët. Google sfidon Slack me Hangouts Chat dhe Meet

Google lajmëroi ndarjen e Hangouts në dy aplikacione: Hangouts Chat, një rival i drejtpërdrejtë i Slack, dhe Hangouts Meet, i cili ka të bëjë i gjithi për komunikim audio dhe video. Padyshim dy homologët për konsumatorët janë Allo dhe Duo.

Meet është i disponueshëm që nga ky moment për të gjithë ndërsa Hangout Chat do të kalojë përmes një faze testimi.

Hangouts Chat i është dedikuar terësisht komunikimit mes ekipeve të punës. Me fjalë të tjera kur aplikacioni të jetë i disponueshëm në Android, iOS dhe Web, do të ofrojë dhoma komunikimit, njësoj si Slack.

Përdoruesit do të përfitojnë edhe nga bisedat në grup. Sakaq Google Meet do tu shërbejë video konferencave. Me vetëm një klikim dhe do të jeni pjesë e mbledhjeve.

Numri maksimal i pjesëmarrësve për momentin do të jetë 30. Çdo “Meet” do të ketë një numër thirrjeje dhe një kod PIN./PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>