Vëzhgim

Google shënon 13 vjetorin e themelimit

Sep 27 2011
0 Shpërndarje
Google shënon 13 vjetorin e themelimit

Ndërmarrja ishte paraqitur për korporatizim më 4 shtator 1998 dhe domeini Google.com ishte regjistruar më 15 shtator. Makina kërkuese zyrtarisht e shënon përvjetorin e vet më 27 shtator.

Emërtimi i këtillë i kësaj makineje kërkuese vjen si një lojë me fjalën “googol”, që paraqet termin matematik për një 1 të përcjellur nga 100 zero nga prapa.

Emri pasqyron vëllimin e madh të informacionit që ekziston prapa fushës së misionit të Google: Për ta organizuar botën e informacionit dhe për ta bërë atë përgjithësisht të qasshëm dhe të përdorshëm” thotë Google,

Ky përvjetor vjen në një kohë kur ndërmarrja ballafaqohet me një shqyrtim të fuqishëm ligjor dhe është mbyllur në një rivalitet të fuqishëm me rrjet shoqëror Facebook.

Makina kërkuese para pak muajsh ka lëshuar rrjetin e vet shoqëror të titulluar Google+, i cili tani është i gatshëm për të gjithë, që paraqitet si sfidë ndaj rrjetit Facebook./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>