Lajmet

Google shfaq foton e një telefoni të pa njohur që pritet të hidhet në treg së shpejti

Jun 10 2014
0 Shpërndarje
Google shfaq foton e një telefoni të pa njohur që pritet të hidhet në treg së shpejti

gsmarena_001Profili i kompanisë Google, ka nxjerrë në Twitter foton e një telefoni inteligjent me sistem operativ Android, të cilin pritet që Google ta promovojë së shpejti.

Përdoruesit e Twitter-it, të cilët e panë këtë foto nuk kanë mundur të identifikojnë se cilës kompanie i përket ky telefon inteligjent për shkak se nuk ka asnjë shenjë dalluese të ndonjë kompanie respektive.

Në internet qarkullojnë disa fjalë që kjo pajsije mund të jetë telefoni inteligjent Nexus 6 ose telefoni Moto X+1.Krahas këtyre dy versioneve të dhëna nga forume të ndryshme në internet thuhet se ekziston edhe mundësia që ky mund të jetë telefoni Android Silver i kompanisë LG. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>