Harduer

Google shfaq Nexus 4 dhe Google Now në reklamat e Grammy

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
Google shfaq Nexus 4 dhe Google Now në reklamat e Grammy

Google Nexus 4Google transmetoi për herë të parë reklamën e saj mbi Nexus 4 gjatë cmimeve Grammy të dielën, por smartfoni nuk ishte “ylli” i reklamës.

E titulluar ”Live in the Now” (jeto në të tashmen) reklama fokusohej në Google Now, një shërbim i Android që ofron informacion në kohë reale. Ajo tregon njerëz nëpër botë si në Chicago, LA, New York dhe Tokio duke përdorur Nexus 4 dhe Google Now që marrin infromacione mbi kohën, takimet, transportin, fluturimet, dhe ndihmon me përkthimet në gjuhë të ndryshme.

Reklama e paraqet Google Now si një shërbim ekskluziv i Android dhe që i ndihmon njerëzit gjatë ditës të informohen mbi atë cfarë ata duan. Ajo gjithashtu e bën Google një rival të Sirit të Apple-it, pa u dukur qesharak që po flet me telefonin tënd.

Google Now ka disa karakteristika të Sirit,duke ju ofruar motin në kohë reale, rezultate sportive, datat për filma, vendet më të afërta për të ngrënë, apo biseda.

Por, Google Now ofron edhe karakteristika të tjera që Siri si përmban si informacione mbi eventet më të afërta, apo gjurmim paketash. Google po shton gjithashtu funksionalitete të tjera te Google Now, që quhen Google Now Cards.

Google nuk ka shfaqur informacion mbi shitjet për Nexus 4, prodhuar nga LG. Telefoni mori kritika të mira përvec kritikave negative për mungesën e lidhjes 4G LTE. The Now, një post i forumit të zhvilluesve XDA pretendon se ka gjetur një mënyrë për të zbuluar sa Nexus 4 janë tregtuar, duke u bazuar në numrat IMEI.

Sipas kësaj teorie, dalin më shumë se 1 milion pajisje të Nexus 4 të jenë tregtuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>