Lajmet

Google shfaq Projektin Athena, një pamje e ardhshme e sistemit operativ Chrome

Jul 20 2014
0 Shpërndarje
Google shfaq Projektin Athena, një pamje e ardhshme e sistemit operativ Chrome

screenshot-from-2014-07-18-09-06-25Vëmendje dashamirës të Chrome-it: Sistemi operativ Chrome së shpejti do të marrë një pamje të re. Një projekti i tanishëm nga Google Chromium i quajtur Athena përfundimisht do të bëhet përvoja e re e përdoruesve të sistemit operativ Chrome, siç tregojnë pamjet nga punonjësi François Beaufort i Google, i cili i ka shpërndarë ato në Google+.

Dizajni i ri ka një ndërfaqe të dritareve të mbivendosura ngjashëm sikur tabet në shfletuesin Chrome për Android. Ndonëse skuadra për momentin është duke punuar të, Beaufort shpërndau udhëzimet për njerëzit që duan ta shikojnë dizajnin e ri në kodin burimor të Chromium-it.

Chromium është projekti me burim të hapur nëpërmjet të cilit Google tregon tërë zhvillimin e vet të Chrome-it. Gjurmët e Athena-s si dhe një ndërfaqe e re u shfaq në kodin burimor të Chromium-ut në mes të muajit qershor, ndonëse Google nuk tha publikisht ndonjë gjë rreth projektit deri tani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>