Harduer

Google shpenzon mbi 1 miliard $ për të ndërtuar satelitë që ofrojnë qasje në internet

Jun 2 2014
0 Shpërndarje
Google shpenzon mbi 1 miliard $ për të ndërtuar satelitë që ofrojnë qasje në internet

google-reportedly-wants-to-buy-satellite-company-skybox-imaging-for-about-1-billionGoogle po planifikon që të shpenzojë mbi 1 miliard dollarë, dhe mundësisht deri 3 miliard dollarë, për satelitët që mund të sjellin qasje në internet në rajone të ndryshme në mbarë botën që ende nuk e kanë atë qasje, raporton Wall Street Journal.

Projekti thuhet që do të fillojë me 180 “satelitë të vegjël, të kapacitetit të lartë”, të cilët qarkullojnë rreth Tokës në një lartësi më të ulët se sa satelitët tradicionalë.

Google ka eksperimentuar me ballonët e heliumit për qasje në internet. Një rrëfim i fundit nga The Information tha që Google ka qenë duke hulumtuar satelitët për të kuptuar rreth ndonjë mënyre për të sjell qasje në internet, ku si evidencë citonte punësimin e fundit të Brian Holtz dhe Dave Bettinger të Google, të cilët erdhën nga kompani që ishin të specializuara për satelitët e komunikimit.

Ndërkohë, Facebook po ashtu ka qenë duke punuar në satelitë për të ndihmuar në mbërritjen e qasjes në internet për rajonet të cilat ende nuk e gëzojnë një gjë të tillë. Edhe Google, edhe Facebook janë duke shpresuar që të sjellin më tepër njerëz online dhe përfundimisht të marrin më tepër përdorues të cilët mund të sjellin burime të reja për të ardhurat e këtyre kompanive. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>