Blog

Google i shpëton gjobës 1.1 miliard Euroshe në Francë

Jul 13 2017
0 Shpërndarje
Vendimi në favor të Google, tashmë pjesë e Alphabet, erdhi pas një rekomandimi ligjor se Google nuk kishte një prezencë të taksueshme për të justifikuar gjobën. Google i shpëton gjobës 1.1 miliard Euroshe në Francë Photo Source: Reuters

Një gjykatë Franceze hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve të Francës të cilat kërkonin 1.1 miliard Euro taksa të papaguara nga Google.

Gjykata Administrative e Parisit arriti në përfundimin se Google Ireland Limited nuk ka qenë subjekt takash korporative për periudhën 2005-2010, duke hedhur poshtë çdo pretendime të autoriteve.

Vendimi në favor të Google, tashmë pjesë e Alphabet, erdhi pas një rekomandimi ligjor se Google nuk kishte një prezencë të taksueshme për të justifikuar gjobën.

Ministria Franceze e Punë të Jashtme tha është duke konsideruar mundësinë e apelimit të vendimit në dy muajt e ardhshëm. /CIO Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>