Lajmet

Google shpjegon problemin e pazakontë me SMS-të

Jun 1 2018
0 Shpërndarje
Problemi u zbulua nga një përdorues Android në Reddit të cilin e përshkroi si më të çuditshmin që kishte hasur ndonjëherë. Google shpjegon problemin e pazakontë me SMS-të

Google adresoi ditën e sotme një problem të pazakontë me aplikacionet Search dhe Assistant.

Nëse vendoseshin terma specifike në aplikacionet në fjalë, mesazhet SMS të përdoruesit shfaqeshin.

Këto terma ishin “the1975..com” dhe “izela viagens”.

Problemi u zbulua nga një përdorues Android në Reddit të cilin e përshkroi si më të çuditshmin që kishte hasur ndonjëherë.

Google tha se problemi qëndron tek identifikimi i gjuhës. Disa shprehej interpretoheshin gabimisht si kërkesë për të parë mesazhet e fundit.

Kompania tha se aplikacioni tregonte SMS-të vetëm nëse kishte lejen e duhur për ta bërë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>