Lajmet

Google shton butonin për harta offline në aplikacionin Android

Jul 12 2013
0 Shpërndarje
Google shton butonin për harta offline në aplikacionin Android

Google maps offlineDuke u kritikuar për largimin e opsionit për ruajtjen e hartave në aplikacionin e vet të ri për Android, Google ka bërë një përditësim të ri që e bën më të lehtë për përdoruesit që të ruajnë hapësirat lokale në pajisjet e tyre.

Në një postim të bërë në Google+, ndërmarrja thotë që “skuadra e vet e inxhineirisë ka qenë duke punuar për të shtuar këtë opsion”. “Bëje këtë hapësirë në hartë të qasshme offline” brenda aplikacionit, duke e pasur funksionin e ngjashëm të komandës “OK maps”.

Derisa ai nuk shënon rikthimin e hartave të vërteta offline, ju më parë kishit mundësi të kapni disa lokacione dhe të hulumtoni hapësira më të mëdha.

Google ka punuar në shpejtësi për të shtyrë përditësime të reja që adresojnë shqetësimet e disa përdoruesve. Duke ndjekur lajmërimin që do të mbyllë shërbimin e vet për Latitude më 9 gusht, Google thotë po ashtu që ka shtuar një lidhje “Ku është Gjerësia?”, në pjesën e poshtme të menusë për të njoftuar përdoruesit për planet e veta sapo të jetë larguar.

Këto vegla offline do të jenë në dispozicion nga dita e sotme si përditësime të cilat nuk keni nevojë të shkoni në Play Store për t’i aplikuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>