Softuer

Google shton Caffeine, rezultatet edhe më të shpejta

Jun 9 2010
0 Shpërndarje
Google shton Caffeine, rezultatet edhe më të shpejta

Sistemi i ri, i quajtur Caffeine, sjell rezultatet që janë më afër “live” sesa sistemi i mëhershëm i Google, thuhet nga zyrtarë të kompanisë.

Më parë Google do të merrte një fraksion të uebit çdo natë, do ta indeksonte dhe më pas do ta paraqiste në rezultatet e saja. Me Caffeine, gjersa Google bënë udhëtimin e saj nëpër ueb dhe gjen informata të reja, indeksimi bëhet menjëherë.

“Ne përpunojmë gjërat menjëherë në mënyrë që ta shërbejmë shumë pak sekonda më vonë” tha Matt Cuts, udhëheqës i ekipit webspam të Google. Ai shpalosi lajmet në Search Marketing Expo në Seattle.

Kur Google filloi, ajo do të përditësonte sistemin e saj të indeksimit çdo katër muaj, tha ai. Në vitin 2000, ajo filloi me indeksimin e rezultateve çdo muaj në një proces që kërkonte një javë deri në dhjetë ditë.

“Qesharake është se ne nuk kemi pasur kapacitet të mjaftueshëm për të përditësuar të gjitha qendra tona të të dhënave në të njëjtën kohë” tha ai. Kjo do të thoshte se njerëzit do të mund të merrnin rezultate të ndryshme kur kërkonin për të njëjtin term nëse ata dërgohen në qendra të ndryshme të të dhënave të Google.

Caffeine është paraqitur live gjatë ditëve të fundit dhe tani është duke u përdorur në të gjitha qendrat e të dhënave të Google.

Përveç shërbimit të rezultateve më të “freskëta”, Caffeine “pasivisht rrit aftësinë tonë për tu zmadhuar” tha Cutts. Kompania do të jetë në gjendje të bëjë indeksimin në më shumë dokumente – diku në një shkallë prej 100 petabajt” tha ai.

Caffeine shton informata të reja në një shkallë prej qindra e mijëra gigabajt në ditë, thuhet në një blog post të Google.

Përparimi në atë sesi Google bënë indeksimin, pasqyron atë sesi njerëzit vazhdimisht presin të gjejnë informatën më të fundit online. Google ka vërejtur këtë gjatë sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, kur njerëzit ishin duke kërkuar informatat më të fundit rreth ngjarjes.

Lajmet e fundit>