Lajmet

Google shton filtra për kërkimin e imazheve transparente dhe atyre GIF

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Google shton filtra për kërkimin e imazheve transparente dhe atyre GIF

Google-searchShprehja e emocioneve dhe ndjenjave përmes imazheve të animuara GIF është një praktikë e zakonshme në internet.

Por fatkeqësisht, nuk është e thjeshtë t’i gjesh këto imazhe në ueb. Google po përpiqet të lehtësojë këtë proces duke shtuar filtra që e bëjnë më të lehtë kërkimin e imazheve të animuara dhe atyre transparente.

Kompania u shpreh se duke filluar nga dita e martë përdoruesit kanë mundësi të klikojnë në butonin “search tools” poshtë kutizës së kërkimit dhe të përzgjedhin kategorinë “animated” e cila ndodhet poshtë menusë “any type”.

Përdoruesit kanë mundësi të zgjedhin edhe “transparent” poshtë filtrit të ngjyrave.

Filtri i kërkimit GIF tenton ta bëjë më efiçent kërkimin për këto lloj imazhesh në mijëra rezultatet që i afrohen termave të kërkimit.

Në imazhin GIF të mëposhtëm tregohet se sa “entuziast” është interneti për këtë opsion të ri. (PCWorld Albanian)

internet

Tags >

Google
Lajmet e fundit>