Lajmet

Google shton informacione për mjekësinë në rezultatet e kërkimit

Dec 1 2012
0 Shpërndarje
Google shton informacione për mjekësinë në rezultatet e kërkimit

A jeni duke kërkuar informacione për mjekësinë në Google? Ju së shpejti do të gjeni këto lloj informacionesh në rezultatet e kërkimit.

Google paraqiti një veçori në kërkim që shton fakte kyçe për mjekësinë në faqen e rezultateve.

Ju do të shihni efektet anësore, paralajmërimet, mjekimet e ngjashme dhe informacione të tjera në anën e djathtë të ekranit.

Informacioni vjen nga burime të ndryshme duke përfshirë Administratën e SHBA.-së për Ushqim dhe Drogë, Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë dhe Departamentin e Çështjeve të Vjetra, tha Google.

Është zhvillimi më i fundit në Grafikun e Diturisë, që është baza e të dhënave e Google, mes lidhjeve të qindra miliona njerëzve, vendeve dhe gjërave.

Më parë, i kemi parë algoritmet e Bazës së Diturisë të mbushur me të dhëna rreth sportit, motit dhe aktorëve, përveç të tjerash.

Informacioni për farmaci, për të cilën gjë Google thotë që grumbullon një numër të madh të kërkimeve, është subjekti i fundit që bëhet pjesë e grafikut.

“Ne shpresojmë që ju e gjeni këtë si të dobishme, por mbani në mend që këto rezultate nuk shërbejnë si këshilla mjekësore”,- tha në një postim në blog, menaxheri i lartë i produktit për kërkime, Aaron Brown. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>