Lajmet

Google shton kërkimin me shkrim dore për smartfonë

Jul 27 2012
0 Shpërndarje
Google shton kërkimin me shkrim dore për smartfonë

Google ka shtuar një mekanizëm të ri tek versioni për mobil i faqes së kërkimit: përdoruesit tani mund të shkruajnë fjalët që duan t’i kërkojnë me dorë, në vend se t’i shtypin me shkronja ato.

Veçoria Handwrite doli gjatë ditës së enjte, me një postim në blog ku Google këshillonte që do të mund të ishte e dobishme që të bëhej kërkimi gjatë ndonjë vozitjeje me taksi mbi ndonjë rrugë me gunga, ose diçka të ngjashme. “Handwrite jua mundëson që të kërkoni vetëm duke i shkruar shkronjat me gishta pothuajse çdokund në ekranin e pajisjes suaj – nuk ka tastierë që mbulon gjysmën e ekranit dhe nuk ka nevojë për shkrim hunt-and-peck,” tha inxhinieri softuerik, Rui Ueyama, ku hunt-and-peck paraqet metodën e zakonshme të të shkruarit në smartfonë.

Veçoria tani mund të përdoret në “pajisjet iOS5+, telefonët Android 2.3+ dhe tabletët Android 4.0+ – në 27 gjuhë”. Përdoruesit vetëm duhet ta aktivizojnë atë përgjatë opsioneve në faqen e kërkimit në Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>