Lajmet

Google shton kontrolle të reja IT në sistemin operativ Chrome

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Google shton kontrolle të reja IT në sistemin operativ Chrome

google-chrome-os1Administratorët e IT mund të kenë më shumë kontroll mbi përdorimin e pajisjeve me sistemin operativ Chrome në organizatat e tyre, këto parametra përfshijnë shfletuesit e uebit, pranimin e “biskotave” dhe menaxhimin e shtesave.

Stafi i IT do ti gjejë këto kontrolle të reja në konsolën e menaxhimit të sistemit operativ të Chrome në panelin e kontrollit të administratorit tha Google të enjten.

Në majë të kësaj liste me parametra është aftësia që i jepet administratorit për të lejuar ose jo përdoruesit fundorë të procedojnë në një uebfaqe që është paralajmëruar se ka kode potenciale dashakeqëse.

Kontrollet e reja i japin administratoreve më shumë mundësi veprimi mbi “biskotat” që vijnë nga fusha specifike, ndërsa dy nga parametrat e reja fokusohen në menaxhimin e shtesave që mund të jenë të rrezikshme sepse janë e kanë kaluar afatin apo janë çaktivizuar.

Lajmërimi i parë i Google mbi Chrome OS në 2009, e përshkroi atë si një sistem operativ të ndërtuar për pajisje të lidhura me internetin duke patur primare aplikacionet në ueb.

Kompjuterët e parë me sistemin operativ Chrome OS zakonisht i referohemi si Chromebooks, dolën në shitje në 2011 nga Samsung edhe Acer. Pajisjet e para ishin me kosto të ulët, të lehtë, por që atëherë kanë dal versionet desktop, dhe laptopët e Google të quajtur Chromebook Pixel.

Edhe pse Chromebooks nuk e ka tronditur tregun me tërheqjen e tij, Google zyrtarisht po investon në projektin e Chrome OS, të sigurte se do të ndërtojë një vend të qëndrueshëm përkrahë Windows, Linux, Mac, iOS edhe Android.

Google ofron mbi 3 milionë $ për ata që hakojnë Chrome OS

Google ka identifikuar tregun edukativ si më përthithësin për Chromebook dhe kontrollet e reja të IT të lajmëruara të enjten mund të jenë të dobishme për administratorët në shkolla dhe universitete. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>