Lajmet

Google shton masat për përmirësimin e cilësisë së aplikacioneve për Wear OS

Aug 16 2018
0 Shpërndarje
Sistemi në fuqi që ka lejuar hyrjen e aplikacioneve të dobëta është në funksion që prej Android Wear 2.0 vitin e kaluar. Google shton masat për përmirësimin e cilësisë së aplikacioneve për Wear OS

Shqetsimet e Google për mungesën e cilësisë në aplikacionet për Wear OS po shtohen dhe tani gjiganti i kërkimit online ka vendosur të marrë masa.

Duke filluar nga muaji Tetor, kompania do të rishikojë procesin e vlerësimit të aplikacioneve duke kërkuar lançimin e versioneve eksperimentale paraprake përpara debutimit zyrtar.

Sistemi në fuqi që ka lejuar hyrjen e aplikacioneve të dobëta është në funksion që prej Android Wear 2.0 vitin e kaluar.

Zhvilluesit do të përballen me vlerësime të domosdoshme të aplikacioneve Wear OS nga data 1 Tetor 2018.

Aplikacionet ekzistuese do të vlerësohen më 4 Mars 2019.

Vlerësimet e reja do të bëhen me qëllimin e vetëm të përmirësimi të cilësisë. Vetë procesi nuk do të ndryshojë.

Dy shqetësimet kryesore të Google janë pamundësia për të realizuar screenshot dhe mungesa e mbështetjes për disa lloje ekranesh, kryesisht të rrumbullakëta. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>