Lajmet

Google shton përshkrimin e hartave në aplikacionin Maps për iOS

Jul 13 2014
0 Shpërndarje
Google shton përshkrimin e hartave në aplikacionin Maps për iOS

googlemapsiosupdate1_1020.0_standard_640.0Google ka lëshuar një përditësim për aplikacionin Maps në iOS që përmirëson paraqitjen pamore dhe prezantimin e hartave në aplikacion. Kurdo që kërkoni për diçka – qoftë ndonjë restorant, kafene, dyqan, apo ndonjë biznes tjetër lokal – ju tani do të shihni përshkrime të përshtatshme për ato rezultate të cilat shfaqen në hartë.

Ato janë pjesë tekstuale prej një ose dy rreshtave dhe ofrojnë një paraqitje të dobishme se çfarë ka në afërsi, ndonëse përshkrimet e reja i bëjnë gjërat të ndihen pak më të përziera. Përdoruesit e Android-it e kanë pasur këtë veçori tashmë, por me kaq nuk përfundojnë ndryshimet e bëra në iOS gjatë ditës së djeshme.

Pas kërkimit, përdoruesve iu shfaqet një listë me karta të stilit si të Google Now që mbushin pothuajse gjysmën e ekranit. Përpara shfaqeshin rezultatet e kërkimit në pjesën e poshtme dhe ju me lehtësi mund t’i largonit të tjerat.

Prekni në çfarëdo rezultati në hartë dhe do të shkoni tek ajo ndërfaqe e familjarizuar. Ky është një ndryshim tjetër që e bën Maps-in akoma më të zënë, por mund të thuhet padyshim që e përshpejton procesin e marrjes së rezultateve specifike ose marrjen e udhëzimeve të navigimit për diku tjetër.

Përdoruesit po ashtu kanë fituar mundësinë që të shfaqin rezervimet dhe ngjarjet e ardhshme në hartë dhe Google thotë që ka përmirësuar veçorinë “Explore” për të shfaqur më mirë aktivitetet në varësi nga lokacioni juaj dhe koha.

Dhe nëse ju ka pëlqyer loja Smarty Pins, atëherë mund të ju bëhet qejfi që tani kjo lojë me lehtësi është e qasshme në shiritin anësor të Maps-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>