Lajmet

Google+ shton veçorinë për pyetje dhe përgjigje në Hangouts On Air

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
Google+ shton veçorinë për pyetje dhe përgjigje në Hangouts On Air

Përdoruesit e Google+ që vendosin video transmetime nga Hangouts tani mund t’iu përgjigjen pyetjeve të drejtpërdrejta nga shikuesit e tyre.

Përgjatë Hangouts On Air, ju mund të transmetoni veten tek përdoruesit që i keni miq në Google+. Veçoria e re Q&A shtohet në atë përvojë duke i mundësuar çdokujt që po ju shikon që të vendos një pyetje, ka thënë në një postim në Google+ gjatë të enjtes Amit Fulay.

Nëse dikush prej jush bën një transmetim, atëherë mund të zgjidhni pyetjet të cilave dëshironi që t’iu përgjigjeni drejtpërdrejt. Ju mund të kërkoni më tepër pyetje nga 1 milionë shikuesit konkurrues. Dhe ju mund të bëni shtimin e shenjave dalluese për periudha të caktuara të videos në YouTube të cilat paraqesin përgjigjen tuaj për ndonjë pyetje që ju është parashtruar nga shikuesit.

Njerëzit që janë duke e shikuar një transmetim në Hangout On Air mund të pyesin dhe votojnë në pyetje të drejtpërdrejta dhe më pas të lëshojnë sërish sesionin Q&A.

Nëse jeni kurioz ta shihni këtë veçori të re, shikoni më poshtë:

Sony vs Nikon nga +Trey Ratcliff

Arti dhe Hetimi nga +MoMA Edu

Biseda e Drejtpërdrejtë për Vetura nga +Scott Kilmer

Sipas Fulay, këtë veçori Google është duke e lëshuar gjatë ditëve në vijim për të gjithë. Përdoruesit në desktop mund të shijojnë përvojën e plotë, ndërsa ata të Androidit kanë ngecur vetëm me formën vetëm-shikim. (PCWorld Albanian)

admin-ajax.php

Lajmet e fundit>