Lajmet

Google shton veçorinë për shpërndarje dhe histori në Chrome për iOS

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Google shton veçorinë për shpërndarje dhe histori në Chrome për iOS

chrome-ios Gjatë ditës së hënë, versioni për mobil i shfletuesit Chrome ka bërë një përditësim i cili mund të jetë i mirëpritur për platformat iOS dhe Android.

Përditësimet të cilat që tani janë në dispozicion në Google Play dhe App Store, përfshijnë veçori të ndryshme varësisht nga platforma. Përditësimi i Chrome për iPhone dhe iPad sjell disa veçori të reja për shpërndarje, ku me prekje të menusë dhe butonit për shpërndarje ju mundësohet shpërndarja e gjërave drejtpërdrejt në Google+, Gmail, Mail, Messages, Facebook ose Twitter.

Aplikacioni shton gjithashtu një veçori për histori – shtypni dhe mbajeni ashtu të shtypur butonin për kthim tek ndonjë faqe dhe një listë e faqeve të vizituara në të kaluarën paraqitet, ngjashëm siç ndodh edhe me versionin për desktop të aplikacionit.

Një përditësim tjetër i Chrome për iOS është rreth termave të kërkimit të shkruar në shiritin e adresës, të cilët do të paraqitet ashtu siç janë shkruar, në vend të vargjeve të gjata dhe që vështirë lexohen.

Google tha që ideja prapa këtij ndryshimi është që të bëhet më e lehtë që të përmirësohen kërkimet pas kërkuesit tuaj të parë.

Google dhe Facebook nuk i marrin parasysh kërkesat “Do Not Track”

Përditësimi do të lëshohet në “javët e ardhshme” dhe mund të mos paraqitet menjëherë në aplikacion.

Firefox do të fillojë të bllokojë automatikisht “cookies” nga palët e treta

Ndërkohë, versioni i Chrome për Android pësoi disa ndryshime të tjera: “Bazuar në versionin e fundit të makinës V8 të Javascript, tani të optimizuar për celular, ne kemi përmirësuar benchmarkin e funksionimit të Octane mesatarisht për 25 për qind që nga përditësimi jonë paraprak,” tha Google në një postim në blog. (PC World Albanian)

chrome ios

Lajmet e fundit>