Lajmet

Google shton veçoritë e administratorëve të IT-së për shfletuesin Chrome

Apr 18 2013
0 Shpërndarje
Google shton veçoritë e administratorëve të IT-së për shfletuesin Chrome

Ndërmarrja Google ka lajmëruar gjatë ditës së martë se do të bëjë shtimin e veçorive që i mundësojnë stafit të IT-së kontrollimin dhe menaxhimin e veçorive të ndryshme në departamente të caktuara përgjatë shfletuesit Chrome.

Kështu, në departamente të IT-së do të mund të rregullohen konfigurimet për shfletuesin Chrome të instaluar në kompjuterët shtëpiakë të punëtorëve.

Në këtë mënyrë, përdoruesit që punojnë në kompjuterët e tyre shtëpiakë kanë qasje në aplikacionet e tyre punuese në ueb, lajtmotive të posaçme dhe dyqanin e aplikacioneve duke u qasur në Chrome me llogaritë e tyre Google Apps for Business ose Google Apps for Education, tha ndërmarrja gjatë ditës së martë.

“Me menaxhim të bazuar në cloud, administratorët e IT-së mund të rregullojnë më tepër se 100 opsione dhe parapëlqime për punëtorët e tyre nga paneli Google Admin,” shkroi Cyrus Mistry, që është menaxher i lartë i produktit, në Chrome for Business & Education, në një postim në blog.

Google lajmëroi po ashtu një shtojcë të re të quajtur Legacy Browser Support që iu mundëson administratorëve të IT-së që të konfigurojnë shfletuesin ashtu që ai të mund të lëshojë një shfletues më të vjetër për faqe dhe aplikacione të caktuara në ueb që funksionojnë më mirë me një shfletues më të vjetër.

“Menaxherët e IT-së thjesht përcaktojnë se cilat faqe duhet të lëshohen nga Chrome në një shfletues tjetër dhe pastaj e vendosin këtë politikë të Chrome për të gjithë punëtorët,” shkroi Mistry. (PCWorld Albanian)

google chrome

Lajmet e fundit>