Lajmet

Google+ shton veçoritë Stories dhe Movies për të ju ndihmuar në ruajtjen e kujtimeve

May 24 2014
0 Shpërndarje
Google+ shton veçoritë Stories dhe Movies për të ju ndihmuar në ruajtjen e kujtimeve

google-plus-840x420Librat me fotografi dhe ilustrime për vendet turistike mund të duken mjaft mirë, por përgatitja e tyre është gjë e vështirë. Posaçërisht, nëse do të kishit shumë fotografi dhe video nga udhëtimi. Google ka lëshuar Google+ Stories si pjesë e Google+ që automatikisht i vendos fotografitë, videot dhe vendet që i keni vizituar në një prezantim për udhëtimin. Google+ Stories do të fillojë punën kur të ktheheni nga udhëtimi dhe po ashtu përfshin historinë tuaj të vendeve dhe etiketat për vendet gjeografike në fotografi për të ju ndihmuar juve, familjen dhe miqtë që të shijojnë edhe ata përvojat e shkëlqyera.

Google+ Stories është duke u lëshuar për ueb dhe Android, ndërsa versioni për iOS pritet të vijë së shpejti. Për ta kuptuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë, mund të shikoni disa rrëfime që Google ka postuar në blogun e vet, të fotografueses Angela Sackett, ngjitësit nëpër male Tom de Dorlodot dhe DJ-it Steve Aoki. Udhëtimi ju dërgon nga një vend në tjetrin dhe Google+ automatikisht i përgatit rrëfimet që të mund t’i shihni. Google+ Movies përdor veçorinë Auto Awesome të Google+ për ta përgatitur një video të shkurtër me ndihmën e fotografive, videove, të cilës mund t’i shtoni edhe tranzicione dhe efekte shtesë.

Google+ Stories dhe Movies janë pjesë e përmirësimeve që janë duke iu bërë rrjetit social Google+ dhe aplikacioneve të tij mobile. E tëra që duhet të bëni është të ruani fotografitë dhe videot automatikisht në Google+. Veçoritë do të punojnë në prapavijë. Një njoftim do të ju tregojë se kur libri i udhëtimit dhe filmi me video dhe fotografi janë gati. Të gjitha rrëfimet janë vetvetiu private, por ju mund t’i ndryshoni opsionet më vonë. Veçoritë janë të reja dhe kështu duken mjaft bazike. Për momentin, ju thjesht mund t’i përdorni pas një udhëtimi të cilin e keni bërë për të shpërndarë me të tjerët rrëfimet e juaja gjatë udhëtimit, në shpejtësi në vend se të analizoni përgjatë shumë fotografive në kartën tuaj të memories. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>