Lajmet

Google shtyn datën për fshirjen e të dhënave të përdoruesve nga Reader

Jul 3 2013
0 Shpërndarje
Google shtyn datën për fshirjen e të dhënave të përdoruesve nga Reader

Google Reader tani zyrtarisht është mbyllur, por ndërmarrja dëshiron që të bëjë kalimin në grumbulluesit e tjerë të përmbajtjeve sa më të lehtë dhe të pamundimshëm që të jetë e mundur, pjesërisht duke i mbajtur në dispozicion të dhënat e tyre disa javë të ardhshme.

Sipas lajmërimit të bërë gjatë ditës së martë nga ndërmarrja Google, përdoruesit do të kenë kohë deri më 16 korrik, në ora 09:00 të mëngjesit, sipas kohës sonë lokale që të shkarkojnë një kopje të të dhënave të tyre nga Google Reader përgjatë shërbimit për shkarkim të të dhënave Google Takeout.

Pas asaj kohe, të gjitha dhënat e abonimit të përdoruesve, që përfshijnë listën e personave që janë ndjekur, gjërat e pëlqyera dhe shënimet, sistematikisht do të fshihen nga serverë e ndërmarrjes.

“Të gjitha të dhënat e abonimit do të fshihen përfundimisht dhe do të jenë të pakthyeshme,” tha Google, duke shtuar që ndërmarrja nuk do të jetë në gjendje që të rikthejë ndonjë të dhënë për abonime në Google Reader për ndonjë përdorues pas datës 15 korrik.

Sidoqoftë, Google është po ashtu duke i dërguar përdoruesit tek disa produkte të jashtme alternative që mund të përdoren. Lista, e përpiluar nga faqja alternativeTo, përfshin Feedly, The Old Reader, NewsBlur, Reeder dhe Flipboard.

Mbyllja e Google Reader zyrtarisht ishte lajmëruar në mars, së bashku me mbylljen e disa produkteve të tjera si Google Cloud Connect dhe Google Building Maker. (PCWorld Albanian)

google

Tags >

Google
Lajmet e fundit>