Lajmet

Google, më shumë kontroll mbi reklamat që përdoruesit shohin online

Jan 29 2018
0 Shpërndarje
Google tha se këto lloj reklamash kanë qenë të dobishme por tha se dëshiron tu japë përdoruesve më shumë kontroll mbi ato që shohin online. Google, më shumë kontroll mbi reklamat që përdoruesit shohin online

Google do të lejojë përdoruesit të fshehin reklama të cilat i inkurajojnë të blejnë produkte nga uebsajtet që kanë vizituar në të kaluarën.

Të ashtuquajturat “reklamat përkujtuese” gjurmojnë se çfarë produktesh përdoruesit kanë parë online dhe ua promovojnë në internet.

Google tha se këto lloj reklamash kanë qenë të dobishme por tha se dëshiron tu japë përdoruesve më shumë kontroll mbi ato që shohin online.

Reklamat në fjalë do të fshihen për uebsajtet që përdorin shërbimin e Google për të reklamuar.

Ato do të zëvendësohen nga reklama të tjera. Një opsion për fshehjen e të gjitha reklamave nuk do të jetë i mundur.

Ndryshimi do të hyjë në fuqi në seksionin e konfigurimit të reklamave të Google për ata që kanë një llogari nga gjigandi i motorit të kërkimit. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>