Lajmet

Google sjell aplikacionin Messenger për Android

Nov 16 2014
0 Shpërndarje
Google sjell aplikacionin Messenger për Android

google_messenger_app_screenshots_new_googleplayKompania Google Inc, ditën e enjte pasuroi Google Play më aplikacionin Messenger veçanërisht për Android. Messenger është ndërtuar i bazuar në stilin Material Design dhe ka sjellë disa karakteristika të reja në krahasim me Messaging, aplikacionin e ngjashëm për Android. Google gjithashtu po punon për të sjellë dhe aplikacionin Google Search në versionin Material Design.

Aplikacioni Messenger që vjen i instaluar në smartfonat që përdorin Android Lollipop 5.0, në pajisjet e tjera me sistem operativ Android 4.1 dhe nivel më të lartë mund të shkarkohet nga Google Play. Ky aplikacion ndryshe nga Hangouts, funksionon vetëm si platformë shkëmbimi mesazhesh. Ai i jep mundësi përdoruesve të marrin dhe dërgojnë SMS dhe MMS, ashtu si aplikacioni SMS, dhe më shumë kontroll me opsionin block. Messenger mbështet gjithashtu mesazhet zanore, emotions, ikona, mesazhe me ngjyra etj. Me sa duket Google ka zëvendësuar tërësisht aplikacionin SMS me këtë prurje të fundit.

Kompania gjithashtu ka deklaruar se do të sjellë përditësimin Material Desing dhe tek Search App, i cili ka kohë që testohet. Versioni Search i përditësuar identifikon komandat zanore duke u bazuar në ‘Ok Google’ . Kohët e fundit Google ka inkurajuar dhe aplikacionet e palës së tretë të integrojnë këtë opsion. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>