Lajmet

Google sjell një ndërfaqe të re në Play Store, e inspiruar nga filozofia Material Design

Jul 24 2014
0 Shpërndarje
Google sjell një ndërfaqe të re në Play Store, e inspiruar nga filozofia Material Design

Fix11Google ka filluar të sjellë një ndërfaqe të pasur për Google Play Store inspiruar nga filozofia e re e quajtur Material Design në Android L. Ndërfaqet Material Design tashmë janë pjesë e Google Docs, Sheets dhe Slides në ueb, ndërsa po ashtu kemi parë imazhe që tregojnë një riorganizim të Chrome OS dhe ndryshimi në Play Store qëndron në një linjë më të lartpërmendurit. Aplikacionet, përmbajtjet muzikore, sportive, të artit si dhe menutë për aplikacionet janë më kthjellët dhe detajet janë më të dukshme e të lehta për tu lexuar.

Një imazh nga Anandtech tregon dyqanin e aplikacioneve të mëparshëm (ndërfaqja e vjetër në të majtë) dhe të tanishëm (ndërfaqja e re në të djathtë) me ndryshimet respektive. Google thotë se dizajni i ri do të ofrohet në ditët në vazhdim, kështu që u duhet të prisni disa ditë përpara se të mbërrijë edhe në pajisjet tuaj. (PCWorld Albanian)

store-4.9.13

Lajmet e fundit>