Lajmet

Google sjell një version 3D të aplikacionit për fëmijët Toontastic

Jan 13 2017
0 Shpërndarje
Google publikoi një version të ri të aplikacionit të njohura të animimeve për fëmijët, Toontastic, nëpërmjet të cilit mund të krijojë histori 3D. Aplikacioni do të vijojë të jetë falas. Google sjell një version 3D të aplikacionit për fëmijët Toontastic Photo Source: Google

I quajtur Toontastic 3D, aplikacioni sjell një përmirësim vizual të dukshëm duke lënë mënjëanë grafikat 2D në favor të atyre 3D. Puna në këtë aplikacion ka qenë ose për qëllime edukative ose thjeshtë zbavitje.

Ideja bazë e aplikacionit mbetet e njëjtë. Është një mjet animimi për fëmijë që shërben për krijimin e filmave për argëtim.

Google tha se me aplikacionin e ri fëmijët mund të eksplorojnë ambjente 3D të krijojnë çfarëdo gjëje që dëshirojnë që nga librat, raportet shkencore, histori të shkurtra apo kartonë.

Versioni i parë mbërriti në iOS në 2011-tën dhe ishte aplikacioni aplikacioni i vitit nga New York Times, në 2012. Më pas Google bleu krijuesin e lojës LaunchPad Toys në 2014-tën.

Google krijoi një klip 30 sekondësh për lojën. Toontastic 3D është përditësimi i parë i aplikacionit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>