Softuer

Google sjell online manuskripte të detit të vdekur

Sep 26 2011
0 Shpërndarje
Google sjell online manuskripte të detit të vdekur

Partneriteti ka rezultuar me digjitalizimin e dorëshkrimeve të detit të vdekur dhe me vendosjen e tyre online për tu shikuar nga të gjithë. Manuskriptet e detit të vdekur janë manuskriptet më të vjetra biblike dhe janë fshehur në bregun e detit të vdekur në vitin 68 BCE.

Këto manuskripte kanë qenë të fshehura deri në vitin 1947 kur një bari gjuajti një gur në shpellë dhe i zbuloi ato. Dorëshkrimet kanë qenë të shfaqura në Shrine of the Book në Muzeun Izraelit, Jerusalem qysh prej vitit 1965. Projekti me muzeun dhe Google ka arritur që të sjellë në skenë fotografi të digjitalizuara të rezolucionit të lartë të këtyre dorëshkrimeve që janë bërë nga Ardon Bar-Hama.

Imazhet janë të mëdha deri në 1200MP dhe janë të detajuara mjaftueshëm për tu afruar dhe për tu analizuar edhe shenjat e lëkurës së kafshëve në të cilat janë shkruar manuskriptet. Dorëshkrimi “Great Isaiah” është digjitalizuar dhe teksti në hebraisht mund të lexohet në anglisht nëse theksohet. 

Lajmet e fundit>