Harduer

Google sjell pajisjen e parë televizive Android “Nexus Player”

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Google sjell pajisjen e parë televizive Android “Nexus Player”

tumblr_inline_ndhuogh8Tk1r19dv9Google ka kohë që përpiqet të sjellë një pajisje të tillë dhe më fund ajo erdhi. Përkrah Nexus 6 dhe Nexus 9, kompania e njohur Google ka lançuar dhe setin Nexus Player top-box.

Android TV ka një interface të dizenjuar bukur në të cilën mund te luani filma, video apo muzikë, madje edhe lojëra. Mendohet se ky produkt i Google do të jetë një rival i fortë kundrejt shërbimeve të tjerë streaming si New Fire TV nga Amazon, Apple Set Top-Box apo Roku 3.

“Nexus Player” është ndërtuar nga ASUS dhe përfshin një komandë që njeh komandat zanore dhe një kontrollues lojërash. Ka një diametër 4.7 inç dhe përfshin memorie 8 GB. Në të ka një larmishmëri alternativash që përfshijnë Netflix, Hulu Plus, YouTube dhe natyrisht Play Store të Google. Raporti nga The Wall Street Journal zbulon se kjo platformë do të kushtojë 99 $ dhe do të jetë në treg në 3 nëntor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>