Lajmet

Google sjell produktin Classroom për të ndihmuar arsimtarët

Aug 14 2014
0 Shpërndarje
Google sjell produktin Classroom për të ndihmuar arsimtarët

classroomGoogle është duke bërë përpjekje për të sjellë Chromebook-ët në ambientet shkollore (dhe është duke e bërë këtë gjë shumë mirë), por gjiganti i kërkimit sapo ka dalë me një tjetër produkt të synuar për të ndihmuar akoma më shumë në formësimin e përvojës shkollore.

I quajtur Classroom, ky produkt iu mundëson arsimtarëve që të përgatisin detyra që mund të shpërndahen, grumbullohen dhe vlerësohen nga një ndërfaqeje uebi, e po ashtu edhe për të nisur diskutime dhe për të dërguar njoftime tek studentët (në 42 gjuhë).

Përfitimet e arsimtarëve duken mjaft të qarta, por edhe për Google ato mund të jenë të shumta: mes Classroom-it dhe Chromebook-ëve të lirë, shkolla që duan të përmirësohen me lehtësi do të mund të zgjidhin bashkëpunimin me Google në vend të Microsoft ose Apple. (PCWorld Albanian)

classroom (1)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>