Lajmet

Google sjell stabilizimin elektronik të videove

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Në përditësimin e fundit, Google Photos na vjen në ndihmë përmes një veçorie të shumëpritur të stabilizimit të videove. Google sjell stabilizimin elektronik të videove Photo Source: Google

Stabilizim optik dhe electronic po bëhet një standart për kamerat e telefonëve inteligjente ashtu si dritat LED, megjithatë kemi pafund video që datojnë përpara se telefonët tanë të eliminonin dridhjet.

Në përditësimin e fundit, Google Photos na vjen në ndihmë përmes një veçorie të shumëpritur të stabilizimit të videove.

Për të lokalizuar stabilizuesin mjafton të hapni një video dhe të klikoni ikonën në formë laps të editimit. Videoja do të shkarkohet në pajisjen tuaj nëse nuk ka qenë më parë dhe do të vëreni menjëherë një buton të ri “Stabilize.”

Pasi të keni klikuar një fushë progresi do të shfaqet ndërsa aplikacioni kryen detyrën e kërkuar. Kohëzgjatja e këtij procesi ndryshon në varësi të madhësisë së videos. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>