Lajmet

Google sjell thirrjet vetëm me zë në aplikacionin Duo

Mar 23 2017
0 Shpërndarje
Kjo lëvizje shihet si një përpjekje e gjigandit të motorit të kërkimit për tu ardhur në ndihmë përdoruesve me një lidhje të dobët interneti. Google sjell thirrjet vetëm me zë në aplikacionin Duo Photo Source: Reuters

Google lajmëroi të Mërkurën se do të ofrojë në aplikacionin e komunikimit Duo një opsion për kryerjen e telefonatave vetëm me zë.

Kjo lëvizje shihet si një përpjekje e gjigandit të motorit të kërkimit për tu ardhur në ndihmë përdoruesve me një lidhje të dobët interneti.

Google prezantoi Duo në Gusht duke ofruar video thirrje për përdoruesit Android dhe iOS dhe krijuar njëherazi vetvetes konkurrentë të rinj si Apple FaceTime, Microsoft Skype dhe Facebook Messenger.

Veçoria e re e Duo do të jetë e disponueshme fillimisht në Brazil dhe në ditët në vijim në mbarë botën. Në Brazil, mese 139 milion njerëz hynë online çdo ditë dhe është një prej vendeve me numrin më të madh të përdoruesve të internetit.

Njëherazi Google tha se do të ofrojë dy veçori të reja në Google Photos për Android dhe iOS për ta bërë më të thjeshtë shpërndarjen e fotove në lidhje interneti të dobëta.

Kur përdoruesit janë në një rrjet 2G, fotove të dërguara do tu reduktohet cilësia ndërsa kur një rrjet Wi-Fi i fuqishëm shfaqet në një zonë të caktuar, ato do të zëvendësohen me foto të cilësisë së lartë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>