Lajmet

Google sjell versionin 36 të shfletuesit Chrome

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Google sjell versionin 36 të shfletuesit Chrome

chrome-36-incognitoGoogle gjatë ditës së mërkurë lëshoi versionin 36 të Chrome për Windows, Mac , Linux dhe Android. Në mesin e ndryshimeve janë disa shtojca dhe përmirësime të ndryshme, e po ashtu edhe arnime të vrimave të zakonshme dhe përmirësimeve në funksionim; ju mund ta përditësoni që tani lëshimin më të fundit duke përdorur përditësuesin e heshtur të brenda-ndërtuar të shfletuesit, ose ta shkarkoni atë drejtpërdrejt nga Google.com/Chrome.

Ja lista e përgatitur nga Google me ndryshimet e bëra në Chrome 36:

· Përmirësime në Njoftimet e Pasura

· Një dizajn i përditësuar Incognito/Guest NTP

· Shtimi i një flluske për rikthim pas ngecjeve në shfletues

· Lëshues i Aplikacioneve të Chrome për Linux

· Shumë ndryshime që kanë të bëjnë për qëndrueshmëri dhe funksionim

26 arnimet e sigurisë përfshijnë një vrimë të nivelit të mesëm që i solli hulumtuesit që e gjeti atë 2 mijë dollarë. Chrome Stable për Android 36 po ashtu përfshin disa përmirësime të vogla dhe pritet të jetë në dispozicion gjatë ditëve në vijim. Ai përmirëson se si bëhet ruajtja e tekstit në faqe që nuk janë të optimizuara për ekrane të pajisjeve mobile, duke e bërë atë më të përshtatëm. Ai po ashtu sjell Google Doodles në faqen e tabit të ri. Nga dy vrimat e sigurisë për të cilat foli Google në shënimet e lëshuara, një vrimë që mundësonte imitimin e URL-së në shiritin e lokacionit i siguroi hulumtuesit që e gjeti atë 3 mijë dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>