Lajmet

Google sjell videot për Guidat Lokale në Google Maps

Sep 15 2017
0 Shpërndarje
Mbërritja e videove në Google Maps sjell potencial të lartë. Bizneset do të kenë mundësi të realizojnë video të cilësisë së lartë për ambientet e tyre. Google sjell videot për Guidat Lokale në Google Maps

Prej vitesh përdoruesit mund vetëm të ngarkonin foto të vendeve që vizitonin në Google Maps.

Megjithatë Google mendon se përdoruesit meritojnë më tepër ku tha se do të ofrojë për Guidat Lokale ngarkimin e videove të vendodhjeve.

Veçoria e cila u prezantua në heshtje pak javë më parë, tashmë ka filluar të lançohet gradualisht.

Përdoruesit kanë dy opsione, ose të regjistrojnë një video 10 sekondëshe me Google Maps ose të ngarkojnë një 30 sekondëshe të regjistruar më parë.

Sapo të selektoni një vend në Google Maps, shfletoni poshtë listimin të saj, dhe përzgjidhni opsionet Add Photo ose Add a Video.

Thjeshtë mbani të shtypur butonin për realizimin e tyre fotove për të filluar regjistrimin e videove.

Mbërritja e videove në Google Maps sjell potencial të lartë. Bizneset do të kenë mundësi të realizojnë video të cilësisë së lartë për ambientet e tyre.

Veçoria do të jetë fillimisht e disponueshme në Android ndërsa ende asnjë informacion për platformat e tjera. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>