Softuer

Google, Sony e Intel po punojnë për të sjellë Google TV

Mar 18 2010
0 Shpërndarje
Google, Sony e Intel po punojnë për të sjellë Google TV

Sipas një raporti të botuar në New York Times, Google ka bashkuar forcat me Intel dhe Sony për të zhvilluar një platformë të re të quajtur Google TV. Për dallim prej televizioneve ekzistuese dhe kutive set-top me qasje të limituar në web, Google TV do të jetë e dizajnuar në mënyrë të tillë si një platformë e hapur televizive me bazë në Android.

Duke cituar një “preson me njohuri në projekt”, New York Times thekson se Google TV do të shfrytëzojë një version të shfletuesit të Google Chrome, pavarësisht se ai ende nuk funksionon në celularë android.

Detaje tjera mbesin të mangëta, por ata që dëshirojnë të flasin rreth projektit (natyrisht në mënyrë automatike), theksojnë se teknologjia është ende larg.

Lajmet e fundit>