Siguri

Google sprovon stafin e saj në Kinë

Jan 19 2010
0 Shpërndarje
Google sprovon stafin e saj në Kinë

Gjiganti kërkues ka shpalosur gjatë javës së kaluar se mund të largohet nga Kina pas një sulmi të sofistikuar ndaj rrjeteve të saja, që rezultuan me vjedhjen e të dhënave intelektuale.

Burime të afërta me situatën theksojnë se sulmet, që kanë pasur si cak njerëz që kanë pasur qasje në pjesë specifike të rrjeteve të Google, mund të jenë lehtësuar nga njerëz që punonin në zyrat e Google në Kinë.

Mediat lokale, që citojnë burime të paemëruara, raportuan se disa punëtorë të Google China nuk kanë pasur qasje në rrjetet e brendshme pas datës 13 janar, gjersa disa punëtorë të stafit janë larguar dhe disa të tjerë janë transferuar në zyra tjera në operacionet e Google Asia Pacific. Google nuk ka ofruar ndonjë koment rreth operacioneve të saja të biznesit.

“Ne nuk komentojmë në thashetheme dhe spekulime. Hulumtimi është në vazhdim e sipër dhe ne thjeshtë nuk mund të komentojmë rreth detajeve” tha një zëdhënëse e Google.

Google është ende në proces të skanimit të rrjeteve të saja të brendshme qysh prej se ka ndodhur sulmi në mes të dhjetorit të vitit të kaluar.

Kina ka tentuar që të zbusë kërcënimin e Google për largim, duke thënë se ka shumë rrugë për zgjidhjen e çështjes, por të gjitha kompanitë e huaja që po insistojnë, duke përfshirë edhe Google, duhet t’iu binden ligjeve të Kinës.

Çështja e Google ngërthen në vete rrezikun për tu bërë një shkas për acarim të marrëdhënieve mes Kinës dhe SHBA-së. Së fundi, Uashingtoni përmes një shkrese diplomatike, i ka kërkuar formalisht Kinës shpjegim për sulmet.

Lajmet e fundit>