Softuer

Google sqarohet rreth mosfunksionimit të ‘Docs

Sep 10 2011
0 Shpërndarje
Google sqarohet rreth mosfunksionimit të ‘Docs

Google tani ka ofruar një shpjegim në lidhje me këtë çështje dhe ka fajësuar një vrimë në memorie në një anë të serverit. Një ndryshim në veçorinë e bashkëpunimit ka ndikuar që të shfrytëzohen më shumë resurse sesa që është parashikuar dhe në fakt kanë vendosur në shesh vrimën, që ka qenë aty për një kohë të gjatë.

Kjo vrimë ka shkaktuar që të ketë pengesa në shfrytëzim. Kurdo që një përdorues ndryshon një dokument, një server duhet të përditësohet. Vrima ka parandaluar që memoria të riciklohet me këtë operacion të kompletuar. Rezultati ishte i tillë që serverët nuk ishin më në gjendje të përpunojnë kërkesa të reja.

Duke kthyer prapa ndryshimin inxhinierët e Google ishin në gjendje të përmirësojnë problemin. Google është momentalisht duke kërkuar probleme të ngjashme me memorie në produkte tjera, por Docs do të duhej të jetë i sigurt tani për tani. Është me rëndësi të përmendet se shërbimet Cloud të Microsoft gjithashtu u shuan së funksionuari gjatë kësaj jave për disa orë… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>