Lajmet

Google sqaron problemin në Gmail dhe kërkon falje për vonesat e e-maileve

Sep 25 2013
0 Shpërndarje
Google sqaron problemin në Gmail dhe kërkon falje për vonesat e e-maileve

Gmail lGoogle lajmëroi të martën për një problem të rrallë në rrjet që shkaktoi vonesa të shumta në dërgimin dhe marrjen e e-maileve.

Kompania Google, e cila kërkoi falje për këto vonesa, tha se ky problem u shkaktua nga dy dobësi të rrjetit që ndodhën në të njëjtën kohë. “Vonesat e dërgimit të mesazheve u shkaktuan nga një problem i dyfishtë në rrjet”, -tha kompania Google në blogun e saj zyrtarë.

“Kjo është një ngjarje e rrallë kur dy rrjete të ndara të ndalojnë së punuari në të njëjtën kohë.” Edhe pse dështimet e rrjetit nuk lidheshin me njëri – tjetrin, kombinimi i të dyjave shkaktoi vonesa në mesazhe. Shumica e mesazheve nuk u prekën, 71% e mesazheve nuk patën vonesa dhe për 29% vonesat mesatare ishin 2.6 sek. Por 1.5% e mesazheve patën vonesa deri në më shumë se dy orë.

“Përdoruesit që tentuan të shkarkojnë dokumente të mëdha në mesazhet e infektuara u përballën me mesazhe “errori””, -shtoi Google. “Pavarësisht ngjarjes, Google qëndroi e aksesueshme, përdoruesit mund të regjistroheshin, të lexonin mesazhe apo të aksesionin opsione të tjera”.

Google tha se po ndërmerr masa për të siguruar ruajtjen në maksimum të kapacitetit të saj. “Ne gjithashtu po planifikojmë të bëjmë ndryshime për ta bërë dërgimin e mesazheve më rezistentë ndaj problemeve të rrjetit”, – tha kompania. “Së fundmi, ne po përmirësojmë praktikat tona të brendshme me qëllim ti përgjigjemi sa më shpejtë problemit të rrjetit.

Ne do të punojmë me këto përmirësime edhe gjatë javëve të ardhshme.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>