Vëzhgim

Google Street View në Amazonë…

Aug 20 2011
0 Shpërndarje
Google Street View në Amazonë…

Ekipet me kamera janë shpërndarë me anije dhe në renditje të organizuar në mënyrë që të sjellin detaje intime nga pyjet më të mëdha tropikale botërore, direkt në desktopin tuaj në shtëpi. 

Ekipet, që përfshijnë edhe njerëz të asaj zone, do të kapin edhe ambiente ku jetojnë kafshët, dhe do t’i shfaqin ato në pamje të Google Street View. “Në momentin që të gjitha imazhet të jenë ngarkuar në internet, ne mund të shkëmbejnë kulturën dhe bukurinë e Amazonës me secilin, kudo në botë” thotë Karin Tuxen-Bettman, që është duke udhëhequr ekipin. 

Projekti është duke u koordinuar edhe në bashkëpunim me Fondacionin për Amazonë të Qëndrueshme, që po shpreson të rris vëmendjen dhe kujdesin ndaj ruajtjes së kësaj pjese vitale të botës. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>