Softuer

Google Street View theu ligjet në Korenë Jugore

Jan 6 2011
0 Shpërndarje
Google Street View theu ligjet në Korenë Jugore

South Korea është bërë shteti i fundit që ka gjetur ndërmarrjen Google duke prishur ligjet për privatësi – kjo ndërmarrje është duke u përballur me sulme të ngjajshme hetuese në gati 20 shtete – por nuk është ende e ditur nëse hetuesit do të bëjnë ndjekje penale.

Duke folur për Korea Times hetuesi, Jung Suk-hwa i Qendrës Përgjegjëse për Terrorin Kinermetik Jugkorean, tha: “Ne hapëm 79 hard-disqe kompjuterësh të kapura nga Google Korea verën e kaluar dhe zbuluam letra elektronike, porosi të çastit dhe të dhëna të tjera private të dërguara përgjatë rrjeteve Wi-Fi.”

“Ne jemi tani duke punuar në 145 hard-disqe shtesë, që na ishin dhënë më vonë. Këto disqe më herët ishin larguar nga shteti,” shtoi Jung.

Google ka pranuar për veturat e veta Street View që merrnin të dhëna private, por këmbëngulte se e tërë kjo ishte thjesht një rastësi.

Ndërmarrja tha që ishte “thellësisht e merakosur” për ngjarjen dhe do të vazhdojë që të bashkëpunojë me Komisionin Korean për Komunikime dhe policinë.

“Synimi ynë kryesor qëndron në fshirjen e të dhënave në përputhje me detyrat tona ligjore dhe në këshillime me autoritetet përkatëse,” tha Google./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>