Blog

Google synon të mënjanojë censurimet në Kinë

Jun 3 2012
0 Shpërndarje
Google synon të mënjanojë censurimet në Kinë

Në një postim të shkruar me kujdes në blogun zyrtar të Google gjatë kësaj jave, ndërmarrja ka thënë që do të fillojë t’i lajmërojë përdoruesit në Kinë, që në kohën kur ata shkruajnë terma të kërkimit, do e “ndëpresin” shërbimin Google.

Fjalët “censuruar” dhe “censurim” nuk paraqiten fare në postim dhe ndërmarrja kurrë nuk thotë që zyrtarët kinezë mund të jenë duke e ndërprerë shërbimin.

Ndërmarrja thotë që përdoruesit në Kinë janë ankuar prej shumë kohësh që kërkimi në Google është i pabesueshëm dhe aspak korrekt.

Në një video që shoqëron postimin, Google tregon se sa shqetësues mund të jetë një kërkim në makinën Google për banorët e Kinës. Duke kërkuar disa terma të caktuara , si: river ose McDonald’s – mund t’ju dërgojë tek një porosi që thotë: “Uebfaqja nuk është e mundshme” dhe “Lidhja në www.google.hk, ka humbur.”

Kur merrni një porosi të tillë, mund të marrë një minutë e gjysmë kohë për t’u rikthyer në Google, edhe nëse e bëni rifreskimin e faqes, ose provoni të hapni një tjetër tab në shfletuesin tuaj.

Google thotë që ka ndërmarrë një “vëzhgim të gjatë, e të rëndë” të sistemeve të veta, por nuk ka gjetur ndonjë problem. U gjet që që “ndërprerjet” janë të lidhura nga afër me termat e posaçshëm.

Kështu që kur një përdorues shkruan njërën nga fjalët që inxhinierët e Google i kanë identifikuar si problematike, një meny rënëse e theksuar me të verdhë do të paraqitet poshtë kutisë së kërkimit që shkruan: “Ne kemi vëzhguar që kërkimi për [X] në tokën e Kinës përkohësisht mund të prishë lidhjen tuaj me Google. Kjo ndërprerje është jashtë kontrollit të Google.”

Kutia ua mundëson përdoruesve opsionin e editimit të termit, ose të po atij kërkimi.

“Ne e kemi thënë më parë që dëshirojmë sa më shumë njerëz në botë që të kenë qasje në shërbimet tona,” – shkruan ndërmarrja. “Shpresa jonë është që këto lajmërime të shkruara do të ndihmojnë në përmirësimin e përvojës së kërkimit në tokën e Kinës.”

Nëse do të ftohë marrëdhënien me Kinën ky version nga Google, mbetet të shihet. Edhe më parë kanë pasur konflikt, kur në vitin 2010, Google refuzoi që t’i përmbahet politikave censuruese të Kinës dhe e shpërnguli kërkimin e vet në ueb, në Hong Kong.(PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>