Vëzhgim

Google tani kupton 41 gjuhë

Mar 1 2009
0 Shpërndarje
Google tani kupton 41 gjuhë

Gjuhët si shqipja, turqishtja, tailandishtja, hungarishtja, estonishtja, gjuha malteze dhe ajo gale u janë bashkuar përzierjes gjithëpërfshirëse të gjuhëve të përkrahura në Google Translate.

Gjersa shërbimet për përkthime të bazuara në internet kanë qenë të pranishme në versionet e tyre “foshnje”, që kanë buruar nga pajisjet dixhitale (të marra nga Compaq, që është blerë nga Hewlett-Packard), të ekipit Atavista që tani është pjesë e Yahoo, Google Translate përkrah më shumë gjuhë sesa çfarëdo makine përkthyese në ueb.

Kualiteti i këtyre shërbimeve mbetet mbresëlënës, së paku nëse ju tentoni vetëm të kuptoni domethënien e asaj që është shtypur (print) në një gjuhë tjetër dhe nuk keni qëllim ta rishtypni atë në versionin e përkthyer.

Google deklaroi se gjithmonë ka vend për përmirësime, dhe (ata) janë duke punuar me mund për të përmirësuar kualitetin e përkthimit. Modelet statistikore janë krijuar nga shumë kuantitete monolinguale dhe tekste të përkthyera përmes përdorimit të makinave të automatizuara për mësim të teknikave.

Duke marrë veglën e Google për të përkthyer një shëtitje të vogël përreth gjuhëve të botës, ne kuptuam se një fjali në gjuhën shqipe si “Mirëmëngjesi, si jeni?”, kur u përkthye prej shqipes në anglisht, prej anglishtes në spanjisht, pastaj me rend frëngjisht, rusisht, gjermanisht dhe përsëri në shqip, fjalia jonë tingëlloi kështu: “Hello, si jeni?”.

Në një pikë të përkthimit fjala “Mirëmëngjesi” u zhduk diku, por pavarësisht kësaj përkthimi është i mjaftueshëm për komunikim, në veçanti kur dihet se ekzistojnë shumë gjuhë të ndryshme në botë. Kuptohet se ky lloj përkthimi nuk është profesional, por deri diku mjafton për t’u kuptuar anembanë botës.

Vizitoni www.translate.google.com për tu argëtuar më shumë me përkthimet interesante, të cilat jo rrallëherë ju shtyjnë të qeshni.

Lajmet e fundit>