Lajmet

Google+ tani me mundësi integrimi të aplikacioneve të palës së tretë me llogarinë tuaj

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Google+ tani me mundësi integrimi të aplikacioneve të palës së tretë me llogarinë tuaj

Google-plusMund të mos jetë shumë i përhapur tek shqiptarët, por pak kohë më parë shërbimi Google+ kishte arritur të bëhej shërbimi i dytë më i përdorur shoqëror sa i përket përdoruesve aktivë.

Sidoqoftë, përdoruesit e këtij shërbimi tashmë mund ta kenë hasur mungesën e aplikacioneve që do të mund ta lehtësonin shpërndarjen dhe shikimin e përmbajtjes, bisedat e gjëra të tjera që mund të bëhen me këtë shërbim duke përdorur një shfletues uebi.

Kështu Google ka lëshuar një qasje në Google+, që zhvilluesit mund të zhvillojnë dhe të ofrojnë disa opsione që mund të jenë më të përshtatshme për shumë përdorues, të cilët nuk duan që në një tab të caktuar të shfletuesit të bëjnë lundrimin në këtë shërbim.

Ardhja e kësaj veçorie shikohet si e vonuar

Qasja në Google+ duhet të futet nga zhvilluesit, prandaj këtë tashmë mund ta shihni vetëm në disa aplikacione si OpenTable, Fitbit, Flixter dhe Shazam. Shpresojmë që këto aplikacione të mos jenë të vetmet që do ta kenë këtë lloj integrimi me këtë shërbim i cili dita ditës po shkon duke u përhapur.

Ardhja e kësaj veçorie është vonuar, por Google e arsyeton këtë vonesë me arsyen që të parandalojë “spamin shoqëror” ose rrjedhën e vazhdueshme të informacionit të panevojshëm që mund ta gjeni shpesh nga shokët e juaj të rrjetit Facebook në furnizuesin tuaj me lajme.

Të dhëna interesante të një ankete mbi mediat sociale 

Përveç kësaj, Google iu mundëson që të kontrolloni atë se si aplikacionet mund të lidhen me llogarinë tuaj dhe ju ofron kontrollim për opsionet që dëshironi.

Për të kuptuar më tepër se cilat aplikacione aktive tashmë jeni duke i përdorur vizitoni këtë faqe. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>