Lajmet

Google+ tani mundëson imazhe të animuara për fotografi profili

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Google+ tani mundëson imazhe të animuara për fotografi profili

Rrjeti shoqëror Google + i cili kohë më parë ia tejkaloi rrjetit Twitter për t’u bërë rrjeti i dytë më i përdorur ka shtuar një veçori të re, e cila me siguri që do të pëlqehet nga përdorues të shumtë.

Tani përveç mundësisë për vendosje të fotografive Google Plustë formatit gif në postime, mund të bëhet shtimi edhe i fotografive të këtij formati si foto e profilit.

“Gifi ynë për ju. Ju tani mund të përdorni gif të animuar për fotografinë e profilit tuaj,” thuhet në lajmërimin nga llogaria zyrtare e rrjetit Google +.

Fotografia në profil e cila është e animuar do të mund të shihet si nga desktopi, po ashtu edhe nga smartfoni apo tableti, por vetëm në faqet e profilit.

Disa përdorues nën lajmërimin zyrtar kanë shprehur mospëlqimin e tyre për shtimin e kësaj veçorie. “Unë mendova rreth bërjes së një të tillë, dhe më pas më ra ndërmend… unë nuk jam një idiot,” shkroi në një koment, përdoruesi i rrjetit Google+, Bill Archinal.

Ndërsa, Al Hunt pyeti nëse përdoruesit e G+ do të mund të bllokonin automatikisht përdoruesit duke përdorur gif të animuar. Dhe Carles Company Solver kishte thënë se çfarë kemi bërë që ta meritojmë një dënim të tillë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>