Lajmet

Google tashmë ka larguar 100 mijë rezultate të kërkimit në Evropë

Jul 27 2014
0 Shpërndarje
Google tashmë ka larguar 100 mijë rezultate të kërkimit në Evropë

google-logo-stock1_2040.0_standard_640.0“E drejta për t’u harruar” është tashmë duke pasur një ndikim të madh në rezultatet e kërkimit në Google. Që kur u mor vendimi në muajin maj, Google ka larguar “dhjetëra mijëra” lidhje – me siguri mbi 100 mijë – që iu përkasin evropianëve që kanë kërkuar që informacionet rreth tyre të fshihen nga përdoruesit e uebit. Sipas një burimi të Wall Street Journal, 91 mijë njerëz deri tani kanë kërkuar largimin e lidhjeve për 328 mijë URL. Por kompania nuk ka arritur që të përpunojë të gjitha këto kërkesa.

Nga këto, Google thotë që ka larguar rezultatet në mbi 50 për qind të rasteve. Kjo sugjeron që Google është duke punuar në goditje të gjera teksa e zbaton vendimin e debatueshëm të Bashkimit Evropian, për të cilin kritikët thonë që është një shoqërues në një epokë të re të kufizimit në internet.

Themeluesi i Wikipedia-s, Jimmy Wales së fundi iu bashkua korit, duke thënë që Google nuk duhet të “censurojë historinë” me vendimet që është shtrënguar të marrë. Kompania ka demonstruar dhe treguar maturi në disa raste; Google iu ka treguar zyrtarëve mbikëqyrës që ka kërkuar për më tepër hollësi në 15 për qind të rasteve të përpunuara deri tani.

Microsoft së fundi ndoqi shtegun e Google me implementimin e rregullit për të drejtën për t’u harruar, kështu që do të jetë interesante të shihet nëse ka ndonjë dallim rreth asaj se sa përmbajtje janë duke dëshiruar të fshehin këta konkurrentë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>