Lajmet

Google tashmë liston në krye të rezultateve të kërkimet uebfaqet që përdorin HTTPS

Aug 8 2014
0 Shpërndarje
Google tashmë liston në krye të rezultateve të kërkimet uebfaqet që përdorin HTTPS

https-topKompania Google ka përmirësuar algoritmin e motorit të saj të kërkimit për tu siguruar se uebsitet që përdorin enkriptimin HTTPS të shfaqen të parat në rezultatet e kërkimit.

Google thotë se ka bërë disa testime në muajt e kaluar për të përcaktuar se cilat uebfaqe kanë adoptuar këtë shtresë sigurie. Qëllimi është i thjeshtë: për të inkurajuar uebmasterat në mbarë botën të adoptojnë HTTPS, i cili ofron një siguri më të lartë atyre që vizitojnë sitin e tyre.

Google thotë se përpjekjet e saj kanë prekur më pak se 1 % të rezultateve të saj të kërkimit deri tani, ndërsa adoptimi i HTTPS ka më pak influencë në rezultatet e kërkimit sesa cilësia e përmbajtjeve. Ngaqë Google kontrollon një pjesë të madhe të trafikut nëpër uebsite, ky është një fakt interesant, pasi do ta bëjë uebin më të sigurtë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>