Biznes

Google të bëhet makina kryesore e kërkimit në Rusi

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Google të bëhet makina kryesore e kërkimit në Rusi

Kur versioni i 14 i Firefox të mbërrijë në Rusi, atëherë Google do të jetë makina kryesore e kërkimit për këtë shfletues në vend të Yandex. 

Kjo është bërë e ditur nga The Next Web, që thotë se megjithëse Yandex zotëron rreth 60 përqind të tregut të kërkimit të Rusi, në krahasim me Google që ka rreth 26.5, kjo e fundit mund të forcojë përkrahjen e vet për Firefox, për të bindur ndërmarrjen Mozilla që ta bëjë atë makinën kryesore për kërkim në Firefox 14. 

Google dhe Firefox gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, patën arritur një marrëveshje trevjeçare që e bëri Google makinën kryesore të kërkimit në Firefox jashtë Rusisë. Detajet financiare u patën zbuluar, por disa thanë që nga kjo marrëveshje Mozilla do të përfitonte 900,000 dollarë. 

Një përfaqësues i Yandex deklaroi për TNW-në, se kjo marrëveshje mes Google dhe Mozilla nuk do të ketë aspak ndikim në ndryshimin e të ardhurave dhe përfitimeve të Yandex. Ky pëfaqësues gjithashtu, bëri me dije se  deri në fund të këtij viti Yandex do të zhvilloj dhe shpërndajë një version të Firefox nën brendin e Yandex, që do ta  ketë atë si makinën parësore të kërkimit për shtetin e Rusisë.  

Yandex, poashtu do të jetë në mesin e opsioneve të makinave kërkuese, opsion ky që u mundëson përdoruesve të ndërrojnë ofruesin kryesor të kërkimit kurdo që ata dëshirojnë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>