Lajmet

Google do të lajmërojë administratorët G Suite nëse kanë qenë objektiv sulmesh nga hakera shtetërore të sponsorizuar

Aug 6 2018
0 Shpërndarje
Edhe nëse administratori merr një paralajmërim, nuk do të thotë se llogaritë e tij mund të jenë kompromentuar tha Google. Google do të lajmërojë administratorët G Suite nëse kanë qenë objektiv sulmesh nga hakera shtetërore të sponsorizuar

Në përpjekje për të mbrojtur konsumatorët e biznesit nga hakimet, përdoruesit e G Suite do të lajmërohen nëse kanë qenë në shënjestër të hakerave të sponsorizuar shtetëror.

Ky funksion i ri është i çaktivizuar për administratorët mund ta aktivizojnë dhe të lajmërohen përmes e-mail-it nëse kanë pasur tentativa për ti hakuar.

Administratorët e G Suite duhet të navigojnë në Admin Console, të klikojnë Reports, Manage Alerts dhe të shkojnë tek opsioni Goverment-backed.

Edhe nëse administratori merr një paralajmërim, nuk do të thotë se llogaritë e tij mund të jenë kompromentuar tha Google.

Por nëse ai beson se duhet të marrë masa, Google gjithashtu ofron mjete te duhura për të vepruar.

Administratorët mund të paralajmërojnë përdoruesit dhe të sigurojnë llogarinë e tij.

Ky funksion është ofruar për përdoruesit e Gmail prej vitesh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>