Lajmet

Google do të ndryshojë ndërfaqjen e kyçjes në Gmail, Play, Search dhe Youtube

Mar 31 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit ende duhet të vendosin e-mail-in ose numrin celular së pari e të pastaj fjalëkalimin ndjekur nga verifikimi me dy faktor nëse e kanë aktivizuar. Google do të ndryshojë ndërfaqjen e kyçjes në Gmail, Play, Search dhe Youtube Photo Source: Google

Google konfirmoi ditën e sotme se ka filluar të informojë përdoruesit për ridizajnimin e faqes korresponduese për kyçjen në shërbimet online si Gmail.

Përdoruesit ende duhet të vendosin e-mail-in ose numrin celular së pari e të pastaj fjalëkalimin ndjekur nga verifikimi me dy faktor nëse e kanë aktivizuar.

Kjo pritet të ndryshojë tha menaxheri i produktetit Rodrigo Paiva për VentureBeat.

Pamja e re ka një dizajn më fluidë që do të thotë se sistemi i ri përshtatet në bazë të madhësisë së ekranit dhe orientimit.

Ndryshimi vjen pas disa raportimeve se ndërfaqja identifikuese po përdorej në disa sulme me metoda peshkimi. Shërbimet e Google si Gmail, Play, Search dhe Youtube kanë secili mbi 1 miliard përdorues aktivë mujor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>